Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 09:03 Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin Trajneri i Francës, Zinedine Zidane, ka mohuar zërat për një përplasje me Kylian Mbappe, duke konfirmuar se sulmuesi i Real Madridit nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nikoll Lesi: Shqipëria në kaos nga fitorja e vjedhur

35 vite KOHA JONË E shtunë, 12 Dhjetor 2020 11:39
Nikoll Lesi: Shqipëria në kaos nga fitorja e vjedhur
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 29 Maj 1996 në KOHA JONE)

Nga Nikoll Lesi-

Gjithçka e paralizuar. Ekonomia e bllokuar, zyrat shtetërore nuk punojnë, por prodhojnë vetëm politikë, gjykatat kanë ulur tempin e aktivitetit, diplomacia ka stopuar. Në gjendje pune është vetëm policia dhe SHIK-u, pa harruar edhe Berishën, i cili ka rënë në dilemë me thesin e votave të vjedhura. As presidenti nuk e kishte marrë me mend se mund të vidhej me thasë. Porosia e tij ka qenë të vjedhim aq sa të qeverisim, të paktën 53-55 për qind. Por, me sa duket, Berisha i zënë aq shumë me fushatën nuk e ka kontrolluar sa duhet mekanizmin që po vepronte për manipulim. Porosia e tij për mbajtjen e pushtetit ka shkuar në bazë, gjithnjë duke u shumëfishuar, pra 60 për qind, pastaj 70 për qind, pastaj 80 për qind, 90 për qind… Ndërkohë që Presidenti ndodhej duke menduar “zgjidhjen” të gjithë njerëzit e tij, PD, ShIK, Polici dhe sampistë nxituan me mendimin se “u bë deti kos” dhe manipuluan aq shumë sa u ngeci në grykë strukturave të larta të shtetit. Madje fituan edhe disa kandidatë të PD, të cilët Berisha donte që të mos fitonin, prandaj i kishte caktuar në zonat “socialiste”. Tërheqja nga komisionet e qendrave të votimit e të gjithë anëtarëve të opozitës (me gjithë manipulimet që ishin bërë në mëngjes dhe gjatë ditës) bëri që secili kandidat i PD të  mendojë për vete dhe jo më për partinë dhe Berishën. Që këtu filloi kaosi që po përjetohet këto ditë. Deputetët e fituar me vjedhje votash bënin festë dhe parakalonin ngadhënjimtarë në qytetet e tjera dhe tundnin procesverbalet. TV buçiste për fitore marramendëse. Pra të dielën në mesnatë në të 115 zonat elektorale kishin “fituar” të gjithë kandidatët e PD. Me gjithë pagjumësinë dhe lodhjen nervore, Berisha filloi të kuptojë se nuk i duhen të gjitha zonat. Filloi të lëshojë një e nga një, por oreksi i bazës nuk mbaronte dhe ata tundën procesverbalet e fitores së vjedhur. Kishte rrezik që vetë njerëzit e tij të dilnin kundër Berishës. Në këtë çast, ai i ndodhur mes porosisë për të vjedhur vota dhe oreksit të çmendur të bazës së tij dhe natyrisht presionit pëdist, u detyrua të përdorë forcën, pra dhunën. Këtu përfundimisht humbi Berisha. Këtu mbaroi edhe ai pak emër i mirë që i kishte mbetur. Futi policinë në veprim, SHIK-ut i dha liri veprimi për dhunë e rrëmbime, sampistët i nxori në arenë për dhunë, gjak dhe arrestime. Nën hijen e Berishës policia përdori dje dhunën dhe gjakun. Nën urdhrat e tij policia rrahu dhe masakroi njerëz, të cilët akoma kanë imunitet, njerëz të cilët kanë qenë përkrah Presidentit në Dhjetor të 90, si Gramoz Pashko, Arben Imami, Blendi Gonxhe dhe disa liderë të opozitës së sotme. Nën mesazhin e tij se “votimet kanë qenë të rregullta” u rrahën me dhjetëra qytetarë, dje në sheshin “Skënderbej”. Ishin me dhjetëra gazetarë, vëzhgues të huaj dhe të vendit, të cilët panë dhunën (bile edhe provuan vetë në kurriz), që u përdor mbi popullin dhe liderët e tij, vetëm se kërkuan drejtësi dhe jo manipulim. Ishin të gjithë diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë, të cilët kur panë dhunën e policisë thanë “vetëm kështu jo, jo!”, “tani po shkelet çdo normë, tani e kuptojmë se Berisha ka manipuluar”. Përse deri tani nuk ka deklaruar nga asnjë qeveri perëndimore apo nga SHBA, ku të thuhet se i njohin zgjedhjet e 26 majit?! Përse nuk ka asnjë artikull apo emision të mirë për Shqipërinë nga gazetat apo TV e huaja? Asnjë nuk është dakord me këtë rrugë që po ndjek numri një i shtetit shqiptar. Shqipëria e cila deri tani thuhej se ishte mes Lindjes dhe Perëndimit, përfundimisht po kalon (në mos ka kaluar) në Lindje. Dhe Lindja historikisht ka patur diktaturë, dhunë, arrestime, vrasje, internime dhe izolim. Ndaj për të ndaluar timonin e anijes “Berisha” që të mos shkojë nga Lindja, u ngritën dje në sheshin “Skënderbej” njerëzit, por u gjakosën. Mbetet përfundimisht SHBA dhe Europa që t’ia ndryshojnë drejtimin anijes së nisur mbrapsht për në Lindje.

Mund t'ju interesojë

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet ...

Para 9 minutash
Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeq...

Para 10 minutash
SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në bo...

Para 11 minutash

Nikoll Lesi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin
Para 9 minutash

Zidane sqaron mungesën e Mbappe ndaj Italisë: Nuk ka tension mes nesh, gjithçka lidhet me dëmtimin

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit
Para 10 minutash

Sulme me raketa dhe dronë në Aden: Riadi njofton se kapen tre raketa lundrimi mbi kryeqytetin saudit

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habitat detar
Para 11 minutash

SS United States fundoset në Gjirin e Meksikës: anija që dikur ishte më e shpejta në botë bëhet habita...

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 1 ore

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.