Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sokol Balla: RTV dhe shtypi rrezikojnë lirinë e zgjedhjeve politike

35 vite KOHA JONË E enjte, 10 Dhjetor 2020 21:22
Sokol Balla: RTV dhe shtypi rrezikojnë lirinë e zgjedhjeve politike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

(Botuar me 16 Maj 1996 në KOHA JONE)

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Sokol Balla-

Mund t'ju interesojë

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përme...

Para 4 orësh
Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Para 5 orësh
Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 6 orësh

Radioja dhe Televizioni janë këto dy armët më kryesore të përdorura në një fushatë elektorale.  Ose më mirë të dy mjetet e komunikimit masiv janë më të përdorurit ose më të keqpërdorurit, gjatë një fushate elektorale. Këtu jo për të ulur vlerën e gazetave, por gjithsesi, një proces që mbështetet më shumë tek slogani bazë dhe formal, si dhe tek figura e montuar mirë, sigurisht që ka nevojë më shumë se sa për planin fiks dhe propagandën e shkruar, për filmin e lëvizshëm dhe zërin e muzikës. Gjithsesi televizioni dhe radioja të (keq) përdorura tej mase, sjellin një abuzim me të vërtetën, aq më keq në mungesë të një pluralizmi të vërtetë të medias elektronike, siç është Shqipëria, vendi nga të rrallët në Europë, me vetëm një televizion shtetëror ende shumë larg atij enti publik të sugjeruar dhe mbështetur nga opozita e disfavorizuar… Kjo sjell edhe rritjen e rëndësisë së shtypit të shkruar dhe opozitar e të pavarur, që sërish në një rast si Shqipëria, luan dhe zëvendëson për mrekulli, nga pikëpamja e rëndësisë televizionin dhe radion… Gjithsesi nuk është e lehtë që të japësh konkluzione të tilla skolastike, pa konstatuar rrezikun e madhe që i vjen Shqipërisë, në këtë prag kampanje elektorale: zgjedhjet nuk do të jenë të lira. Arsyeja: media e shkruar apo ajo elektronike, nuk sigurojnë një barazi në informim, për të gjithë kandidatët dhe partitë. Kështu zgjedhësi në kutitë e votimit shkon me bindje jo të vërtetë për programin e gjithë partive dhe kandidatët që do t’i përfaqësojë ato.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Radio Televizioni gjatë fushatës: Pedana drejt majës ose drejt varrit

Të kesh tëndin një televizion, do të thotë të kesh të garantuar një mjet efikas propagande, qoftë kjo edhe politike. Me kusht që të dish ta përdorësh. Shembulli më i mirë është ai i Silvio Berluskonit. Karriera e tij politike dhe e partisë që ai themeloi zgjati vetëm 2 muaj. Megjithatë Forza Italia u bë partia kryesore në Gadishullin Apenin, duke u bërë edhe formacioni kryesor i koalicionit, që bëri qeverinë dhe kryeministër sërish Berluskonin. Megjithatë ekziston edhe një shembull i keq. Steve Forbes, manjati amerikan i medias, një nga supermiliarderët e tokës së premtuar, nuk arrin as një përqindje të vogël për t’u marrë në konsideratë, gjatë fushatës presidenciale në Amerikë, megjithëse ishte kandidati që u pa në shumicën dërrmuese të spoteve publicitare të blera miliona dollarë prej tij. Të gjithë ata që punuan në fushatën elektorale për Referendumin dhe projekt-kushtetutën – unë pata fatin të jem njëri prej tyre – u kujtohet një nga incidentet më të rënda të asaj fushate, të rënduar nga shkeljet e etikës dhe moralit jo thjesht gazetaresk, sesa atij qytetar. Është fjala për mitingun e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Korçës, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës. Itinerari i stërgjatë, vizitat e rënduara nuk mund të lejonin që një miting të zgjaste më shumë se 10 deri 15 minuta. Këtë e dinin edhe organizatorët e fushatës së Presidentit pro projektit të Kushtetutës. Ndaj edhe mitingu i Korçës zgjati fiks 17 minuta. Në mungesë të një garanti superpartes, detyrimisht kronometrin e mbajti opozita. Megjithatë me gjithë gabimet marzhinale, duhet thënë se kjo ishte kohëzgjatja e mitingut. Por çfarë ndodhi. Televizioni Shqiptar, i pozicionuar, kryen aktin më pikant të joprofesionalizmit. Mitingu i Korçës prej 17 minutash, që kish zgjatur realisht, në ekran zgjati 23 minuta, jo pak, por plot 6 minuta më shumë se sa ai kish qenë realisht i gjatë. Ishte një akt jashtë çdo etike dhe morali, jo vetëm profesional por më tepër personal. Pasojat qenë katastrofike. Projektkushtetuta, humbi në garën elektorale, pikërisht edhe si pasojë e gabimeve të tilla të rënda edhe e dukjes së tepër të Berishës, nga ana e tij edhe ai i mashtruar prej bashkëpunëtorëve të tij servilë… Ky është edhe rasti më flagrant, jo i shkeljes së etikës, por i mungesës së profesionalizmit dhe ndikimit negativ të medias elektronike në një fushatë të vërtetë elektorale në Shqipëri. Kjo tregoi se keqpërdorimi i ekranit dhe mikrofonit, mosbarazia e informimit dhe animi i tepër i peshores vetëm nga njëra anë, është me pasoja të rrezikshme në një fushatë elektorale, që më shumë se gjithçka duhet të sigurojë barazinë e informimit.

Gazetat dhe roli oportunist në fushatë

Gazetat ishin ato që përfituan nga këto gabime të Televizionit Shqiptar. Shtypi i pavarur gjatë kësaj fushate, falë gabimeve të rënda dhe shkeljeve të barazisë së informimit përmes ekranit dhe mikrofonit, i dha një hapësirë më të madhe opozitës dhe kritikave ndaj pozitës dhe kreut të shtetit.  Oportunizmi i shtypit të pavarur, që përfitoi nga protesta e elektoratit që kërkonte ekuilibër në informacion, nxori në skenë dy tre gazeta të fuqishme, që falë edhe defekteve të tjera të pushtetit dhe aftësisë së tyre për të qenë “ëatchdog”, siguruan një publik relativisht të gjerë dhe filluan të hyjnë në dhjetëra familje shqiptare. Kështu njerëzit duke parë gazetat dhe televizionin, erdhën në një përfundim: kush gabonte më shumë ishte Berisha dhe PD. Pikërisht sepse nga mjetet e medias, gazetat e pavarura ishin ato, që gabonin më pak… A ishte ky një përfundim i saktë? A mund të thuhet se këtë radhë informimi ishte i barabartë? Fakti që gazetat dhe në përgjithësi shtypi i pavarur dhe ai opozitar qenë një faktor determinant në propagandën e kësaj fushate, nuk tregon gjithsesi se zgjidhja që ato bënë ishte e drejtë.  Edhe gazetat u treguan të njëanshme, në informimin apo propagandën elektorale të Tetorit 1994. Por pozicionimi i tyre ishte obligativ dhe erdhi edhe si rrjedhojë e polarizimit të tejskajshëm të Radio Televizionit Shqiptar dhe gabimeve të tij trashanike në fushatë. Gjithsesi fushata për Referendumin e parë në Shqipëri, nuk ishte thjesht një betejë politike, por edhe një sfidë mes elektronikës dhe shtypit të shkruar. Është ndoshta rasti unikal dhe i vetëm në botën e masmedias, ku gazeta dhe shtypi i shkruar triumfuan mbi televizionin dhe median elektronike…

Mungon barazia e informimit: Rrezikohet liria e zgjedhjeve

Elektorati shqiptar rrezikon shumë në këtë prag fushate. Rrezikon shumë edhe demokracia shqiptare. Sistemi ekzistues i informimit nuk siguron barazi në informacion. Nuk garantohet kështu një nga parimet bazë të të drejtave të njeriut: informacioni i njëjtë për të gjithë subjektet elektorale dhe politike që marrin pjesë në një fushatë. Njerëzit shkojnë në kutitë e votimit jo plotësisht të bindur se për çfarë dhe për kë votojnë. Ende nuk njohën programet, gazetarët janë prirë të pasqyrojnë kronikën e zezë të fushatës dhe jo mesazhet politike të partive. Çoroditja e elektoratit vjen kështu edhe për faj të ndikimit negativ dhe jo të drejtë të medias…

Gjetja e garantit: media të ndryshojë moralin

A ka rrugëzgjidhje? Duket e vështirë t’i kërkosh ato, në mungesë të një ligji që të garantojë lirinë e medias elektronike, në mungesë të një ligji që të garantojë barazinë e informimit në ekranin e Televizionit Shtetëror, në mungesë të garantit ligjor,  që ta sigurojë ruajtjen e interesave të shikuesve, të një ekrani televizioni publik, në mungesë të garantit edhe të barazisë në faqet e gazetave, në mungesë të garantit moral dhe konsensusit social mes vetë forcave politike, për një fushatë të qetë elektorale dhe zgjedhje të lira e pa eksese. Gjithsesi për demokracinë e brishtë shqiptare, është “sine qua non”, një garant ligjor që të sigurojë barazinë e informimit. Aq më tepër që dhe vende me demokraci dhe media të zhvilluar, dhe elektronike si Italia, e kanë të nevojshme si parim i barazisë në fushatë, garantin ligjor të “par condicio-s”… Gjithsesi votuesit shqiptarë po shkojnë të çoroditur drejt kutive të votimit. Media shqiptare gjithsesi duhet të ndryshojë moralin sepse të paktën këtë radhë një pjesë e mirë e fajit është edhe e saj.

Sokol Balla

 

 

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 5 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 6 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 6 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 6 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 9 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 8 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.