Home Aktualitet 322 zyrtarë j...

322 zyrtarë janë nën përgjim nga SPAK

11
0

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja gjatë raportit në Komisionin e Ligjeve, bëri me dije se janë 322 zyrtare të shtetit që janë nën përgjim nga SPAK, si edhe nënvizoi se veprat penale që lidhen me korrupsionin zënë edhe pjesën më voluminoze të përgjimeve.

“Çështjet më të mëdha ku është kërkuar përgjimi janë kryesisht ato çështje që po hetohen për veprën penale të korrupsionit. Më pas janë çështjet penale për grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në lidhje me bërthamën komanduese dhe sistemin e përgjimit. Në vitin 2020 ka qenë një periudhë rikonstruksioni, deri sa erdhi pajisja, u vu në punë. Është arritur që nga marsi i këtij viti të jetë aktive. 28 hetuesit janë në javën e fundit të trajnimit”, tha Kraja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit