Home Aktualitet 4 të vrarë, H...

4 të vrarë, Henrik Hoxha zbardh pazaret me Dumanin

100
0

Me bluzën e Realit të Madridit veshur dhe mbiemrin e tij të stampuar në të, për 1 orë e 30 minuta, Henrik Hoxhaj ka dhënë dëshminë për 4 vrasje të kryera në Durrës, atentatin e vëllezërve Haxhia, vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Ai tregoi për krimet që ka kryer në bashkëpunim me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani, i cili i kishte premtuar 60 mijë euro për vrasjen e Dorian Shkozës, por i dha vetëm 35 mijë. Për vrasjen e vëllezerve Haxhia tha se i dha 30 mijë euro, pasi pjesën tjetër e mori Elio Bitri, për shkak se ekzekutimin e kreu bashkë me këtë të fundit.

Ai rrëfeu edhe dinamikën e vrasjes së vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, më 27 prill 2020 në Durrës. Hoxhaj mësohet të jetë shprehur se objektiv i këtij atentati ishte Besmiri, por duke qenë se ndodheshin të dy në një makinë, i ekzekutuan të dy.

Seanca e sotme ndaj 4 të pandehurve Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës e Enver Divës u shty. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Divës dhe Xhixhës. Ata kërkuan kohë sepse duan që të krahasojnë dëshminë e Henrik Hoxhajt të dhënë ditën e sotme përballë gjykatës me atë që ka dhënë në prokurori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit