Berisha, këtë të hënë, në gjykatë ora 09.00 dhe në SPAK ora 10.00!

A do të zbatojë vendimet e drejtësisë ish-kryeministri Berisha, këtë të hënë?

Në orën 09:00 të së hënës është caktuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për Sali Berishën. Në këtë seancë pritet që gjykata të vendosë për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit të vendit të ankimuar nga dy avokatët e tij. Gjykata e Posaçme kishte vendosur më herët masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. Berisha nuk e ka pranuar vendimin e gjyqtares Irena Gjoka duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën.

Po këtë të hënë në orën 10.00, Berisha do të duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë do të ketë seancë parlamentare. Nuk dihet nëse Berisha do të paraqitet atje ku mund ta penalizojnë me arrest shtëpie, gjithnjë po që se nuk pranon të paraqitet apo do të vazhdojë me flakadanë në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por duket se policia do të ketë punë me të pas vendimit të GJKKO nesër!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?