Rama ndan videon: Muzeu Etnografik i Kavajës i rilindur nga e para, hapësirë dinjitoze për turistët
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu Etnografik i Kavajës. Kreu i qeverisë shkruan në një postim në Facebook, se ky muze është kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ndërsa thekson se rrëfimet historike vijnë edhe përmes teknologjisë. ”Muzeu Etnografik i Kavajës, i rilindur nga e para, tanimë kthyer në një hapësirë dinjitoze për turistët, ku trashëgimia kulturore dhe traditat tona shekullore janë vlera që trashëgohen ndër breza, tashmë me rrëfime historike që vijnë edhe përmes teknologjisë”, shkruan Rama.