Trump: Udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei është vrarë

-Botuar në radion shtetrore gjermane DW-

Në vijim të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit, presidenti i SHBA-së Donald Trump tha, se udhëheqësi suprem i Iranit është vrarë.

Shtatë nëpunës të lartë në Iran janë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së të nisura mëngjesin e së shtunës (28.02.2026), njoftoi ushtria e Izraelit përmes një deklarate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e nëpunësve të vrarë përfshin edhe Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem Khamenei dhe ministrin e mbrojtjes Aziz Nasirzadeh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një postim në rrjetin e tij social Truth Social komunikoi, se udhëheqësi suprem i Iranit Ali Khamenei është vrarë.

Në postimin e tij Trump shprehet për Khamenein “një nga njerëzit më diabolik në histori.”

Një i vdekur dhe mbi 20 vetë të plagosur prej sulmeve të Iranit në Tel Aviv, sipas njoftimeve të mediave lokale që i referohen shërbimit të emergjencës.

Gruaja u gjet bashkë me të plagosurit e tjerë, por më pas ndërroi jetë prej plagëve. Ndërkohë forcat e emergjencës janë duke vazhduar operacionin e kërkimit në zonën e prekur nga sulmi.

Duke iu kundërpërgjigjur sulmit të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit, Teherani ka ndërmarrë disa goditje drejt Izraelit dhe bazave të SHBA-së në vendet e Gjirit Persik.

AFP, AP, dpa, Reuters

Ajatollah Ali Khamenei: Fundi i një epoke të pushtetit të pakufizuar në Iran

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?