SPAK sekuestron 39 pasuritë e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit. Nga vila tek apartamente, jahte, tokë e llogari bankare
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe disa të dyshuarve të tjerë.
Emisioni “Në Shënjestër”, me autore Klodiana Lalën, në News24, publikoi detaje nga aksioni i SPAK, ku mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit dhe ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.
Ndërsa, Ermal Beqirit i janë vënë nën sekyestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.
Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.
Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërgiqeshin nga tenderat./BW/
KOHA JONË SONDAZH
Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 841

