Abu Dhabi/ Rama: Presidenti i Emirateve, mik i vyer i shqiptarëve, mbështetje e madhe pas tërmetit të 2019-ës
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed, është një mik i çmuar i shqiptarëve dhe një nga liderët më të respektuar në arenën ndërkombëtare. Këto komente ai i bëri gjatë podkastit të tij “Flasim”, ku ndau detaje nga takimi i zhvilluar në Abu Dhabi gjatë vizitës së fundit.
Sipas Ramës, vizita kishte një karakter solidariteti në një moment të ndjeshëm për rajonin, pas tensioneve të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Emirateve janë të bazuara në miqësi të qëndrueshme dhe bashkëpunim të ngushtë.
Kryeministri kujtoi gjithashtu se Presidenti aktual i Emirateve ka një lidhje të hershme me Shqipërinë, që nga koha kur, në rininë e tij, kishte ardhur në vend për të ndihmuar shqiptarët e Kosovës që u strehuan në Kukës gjatë luftës së vitit 1999.
KOHA JONË SONDAZH

