FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ambasada franceze i reagon ish-kryeministrit spanjoll sipas të cilit, ekipin francez nuk ka asnjë futbollist të lindur në Francë

Ambasada e Francës në Spanjë ka reaguar ndaj ish-kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy.

Rajoy, i cili e ka udhëhequr qeverinë spanjolle nga viti 2011 deri në vitin 2018 bëri akuza të rënda ndaj Përfaqësueses së Francës.

Rajoy ka deklaruar se në ekipin francez nuk ka asnjë futbollist të lindur në Francë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Ambasada Franceze në Spanjë në një postim në “X” iu përgjigj deklaratave të Rajoyt.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të gjithë lojtarët në ekipin francez janë francezë. Nga 26 lojtarët, 23 kanë lindur në Francë. Tre të lindurit jashtë vendit janë gjithashtu francezë”, thuhet në qëndrimin e ambasadës franceze.

Ditë më parë edhe senatorja paraguaiane, Celeste Amarillan bëri komente fyese drejt kapitenit të Francës, Kylian Mbappe.

Amarillan u tall me origjinën, edukimin dhe pamjen e kapitenit të Francës. Më pas u arsyetua duke thënë se i ishte thyer fjalëkalimi në “Instagram”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 713 (13.3%)
Jo 4653 (86.7%)

Vota totale: 5366