Atentati, i biri i 50-vjeçarit të plagosur në kërkim për dhunimin e policit
Një atentat tronditi mbrëmjen e së shtunës lagjen nr. 4 të Sarandës, ku mbeti i plagosur rëndë 50-vjeçari Thimjo Rubati. Ai u dërgua me urgjencë drejt Tiranës për trajtim të specializuar. Një natë më parë, në të njëjtën zonë, ishte dhunuar efektivi i Policisë Mihal Velco. Për këtë ngjarje, në kërkim janë shpallur Andrea Rubati, 27 vjeç, djali i të plagosurit, si edhe Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj. Burimet bëjnë me dije se të tre personat kanë precedentë penalë.
KOHA JONË SONDAZH

