Mesazh urgjent i kryeministrit Rama sapo mbërriti nga SHBA

Kryeministri Rama po flet nga Rinasi sapo mbërriti nga SHBA…

Edi Rama tha që në fillim se “Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim. Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar arrestin. Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund.

Respekti për pavarësinë e drejtësisë nuk do të thotë heshtje.  Konkretisht në këtë rast, përveç dhe përtej çështjes penale individuale ka dhe një parim shtetëror që nuk mund të anashkalohet sikur nuk ka ndodhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është hera e parë në historinë e botës që shefi i një shërbimi sekret merret i padehrur, por e para që institucioni i shërbimit sekret bëhet target kombëtar dhe ndërkombëtar thashethemesh mediatike për shkak të mosmarrjes së atyre masave që shtetet marrin. Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtja e SHISH dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e gjithë shtetit. Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet si ndarje nga mbikëqyrja shtetërore. Ka ardhur koha ta trajtojmë bashkërisht dhe seriozisht. Besoj se Këshilli i Sigurisë i thirrur nesër është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale”, tha kryeministri.

Në videomesazhin drejtuar shqiptarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se objektivi i tij ka qenë rilindja e vendit, shtetbërja dhe fundi i pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm.

Rama theksoi se një kryeministër nuk mund të parashikojë çdo veprim të vartësve të tij, ndërsa mbrojti reformën në drejtësi dhe mbështetjen e saj pavarësisht problemeve që, sipas tij, mund të shfaqen.

“Premtova rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen, jo një qeverisje që askush s’do shkelë kurrë në dërrasë të kalbur dhe një administratë navëngjëlore. E mbi të gjitha, u zotova për fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm.

Ky është ndryshimi historik që po ndodh. Pyetja me vend nuk është: Si ka mundësi që të mos e dijë kryeministri? Por: Si mund ta dijë që vartësi i tij po mendon ta shkelë ligjin?

Kryeministri s’e ka të mundur të parashikojë sjelljen e një individi dhe as të përgjojë se çfarë bëjnë në rrogozë, dhe as të lexojë mendjen e dikujt kur kurdiset, kur fillon të mendojë stërprapthi.

Ndaj e kam kërkuar unë reformën në drejtësi dhe e mbështes me vullnet, pavarësisht lajthitjeve të saj, sado të dhimbshme dhe aq të kuptueshme.“, tha Rama.

Rama tha se nuk ka kryer kurrë veprën penale të korrupsionit gjatë mandateve në krye të Bashkisë Tiranë, apo prej më shumë se 13 vitesh si kryeministër i vendit.

Shefi i ekzekutivit tha se çdo investitor që ka përfituar mundësi investimi apo zhvillimi të pronës nga firma e tij, e ka përfituar plotësisht konform ligjit.

“Nuk ka një provë të vetme që një bir nëne ta ketë një qindarkë të tijën në xhepin tim apo në të ardhurat e familjes tonë apo në këmbim të një firme të vetme të hedhur nga unë si kryebashkiak apo si kryeministër, nuk ka ndodhur kurrë, sepse nuk ka lindur ende ai lloj fenomeni. Nuk jam engjëll apo i pagabueshëm, po fajin që në mënyrë bastardë nuk kam bërë kurrë, të trajtoj për para apo për prona pushtetin që shqiptarëve u kam kërkuar për të ndryshuar Tiranën apo Shqipërinë. Kush ka përfituar të drejta kushtetuese të zhvillimit të pronës apo investime dhe falë firmës time, e di shumë mirë se çfarë flas, e di shumë që pushteti im nuk është përdorur kurrë për favore të errëta apo dhurata të paligjshme. Jam për të lënë emrin, jo për të mbushur xhepin, jam për të bërë histori, jo për të bërë pasuri, jam për të transformuar Shqipërinë dhe jo për të deformuar vetveten”, tha Rama.

Me tej kryeministri tha se jam këtu për të hyrë në histori e jo për të bërë pasuri….

(materiali në përpunim)

(kliko për ta parë të plotë)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 454 (10.3%)
Jo 3968 (89.7%)

Vota totale: 4422