102 vjet Polici e Shtetit, Didi: Do garantojmë mjedis të sigurt

Policia e Shtetit feston sot 102-­vjetorin e krijimit. Në një ceremoni të veçantë, drejtori i Përgjithshë m i Policisë, Artan Didi shprehu mirënjohjen për ata që kanë humbur jetën ne krye të detyrës, ndërsa premtoi punë të përbashkët të të gjitha forcave për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet.

Kreu i policisë nënvizoi se në të gjitha qarqet po zhvillohen ceremoni paralele me këtë rast.

“Ne do të punojmë me përkushtim për t’u shërbyer qytetareve, për punonjësit e policisë do ketë trajtim të barabartë dhe kualifikime, do zbatojmë standardet e  komunikimit, llogaridhënie me punonjësit dhe qytetarët”, tha Didi.

Sipas tij, motoja e Policisë së Shtetit sot është “Së bashku për një mjedis të sigurt dhe jetë cilësore në komunitet”.

 

SHKARKO APP