”106 mbikëqyrje dhe 400 ankesa”, Sula: Ndryshojnë prioritetet e inspektorateve, transparencë dhe përgjegjshmëri

Pas analizës dyditore të zhvilluar në Pogradec dhe përcaktimit të prioriteteve të qeverisjes deri në vitin 2030, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore. Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, unifikimi i praktikave të inspektimit dhe zbatimi i kuadrit të ri ligjor në këtë fushë.

Gjatë diskutimeve, Sula theksoi rëndësinë e rolit të Inspektoratit të Përgjithshëm në mbikëqyrjen dhe bashkërendimin e sistemit inspektues, si dhe në vendosjen e standardeve të njëjta të punës në të gjithë vendin. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte rritja e ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në proceset e inspektimit. Sipas drejtuesve, puna e administratës duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete për qytetarët dhe bizneset, ndërsa ankesat duhet të trajtohen në mënyrë efektive dhe të përdoren si burim informacioni për analizën e riskut dhe planifikimin e kontrolleve.

Në takim u prezantuan edhe të dhëna mbi aktivitetin e sistemit të inspektimit. Nga 15 korriku deri më 24 gusht janë kryer 106 mbikëqyrje të procedurave të inspektimit dhe janë administruar rreth 400 praktika ankimore. Ndërkohë, gjatë periudhës mars-gusht janë plotësuar 48 pozicione, ndërsa procesi i plotësimit të vendeve vakante vijon. Për periudhën në vazhdim, drejtuesit kanë përcaktuar disa prioritete kryesore: unifikimin e praktikave inspektuese, respektimin rigoroz të procedurave, dokumentimin e plotë të vendimmarrjes, forcimin e meritokracisë në rekrutime dhe rritjen e përgjegjshmërisë së trupave inspektuese.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kuadër të këtij procesi, Inspektorati i Përgjithshëm do të zhvillojë takime periodike me drejtuesit e inspektorateve qendrore dhe strukturat rajonale, ndërsa bashkëpunimi ndërinstitucional do të intensifikohet për shkëmbimin e informacionit dhe adresimin e problematikave të evidentuara. Objektivi i deklaruar është krijimi i një sistemi inspektimi më profesional, transparent dhe të unifikuar, me fokus te respektimi i ligjit dhe shërbimi ndaj qytetarëve, bizneseve dhe interesit publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?