
Elbasani shënon sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së qytetit, një ngjarje me rëndësi në historinë e lëvizjes kombëtare shqiptare.
Më 25 nëntor 1912, një grup patriotësh elbasanas, të udhëhequr nga Aqif Pashë Elbasani, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë së qytetit, duke shënuar një moment të rëndësishëm në rrugëtimin drejt pavarësisë kombëtare.
Kjo ngjarje u zhvillua pak ditë përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor 1912, duke e bërë Elbasanin një prej qyteteve që iu bashkuan procesit të shkëputjes nga Perandoria Osmane.
114 vite më pas, kjo datë përkujtohet në Elbasan si një moment krenarie dhe kujtese historike për kontributin e patriotëve të qytetit në çështjen kombëtare.