12 milionë turistë, deputeti Arkend Balla: Shqipëria e transformuar në një destinacion ndërkombëtar

Shqipëria po shënon një nga historitë më të suksesshme të zhvillimit në rajon, me mbi 12 milionë turistë që vizitojnë vendin çdo vit. Nga një destinacion që numëronte rreth 2 milionë vizitorë pak vite më parë, sot turizmi është kthyer në motorin kryesor të ekonomisë shqiptare, duke gjeneruar më shumë punësim, investime dhe të ardhura për familjet shqiptare.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arkend Balla thotë se kjo rritje e jashtëzakonshme është dëshmi e transformimit që ka pësuar vendi dhe e potencialit që Shqipëria ka fituar në hartën e turizmit ndërkombëtar.

“12 milionë turistë. Kjo është Shqipëria sot. Një histori suksesi që ka sjellë më shumë punë, më shumë të ardhura dhe më shumë mundësi për qytetarët. Një zhvillim që nuk duhet të ndalet”, shprehet Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
View this post on Instagram

 

Swiss Digital Mobile Reklama

A post shared by Arkend Balla (@arkendballa)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?