12 ton hashash në Përmet/ Banorët kyçin gojën: Nuk kemi parë lëvizje të dyshimta

Pas zbulimit të sasisë më të madhe të drogës, që është gjendur pikërisht në një prej fshatrave të largët të zonës së Përmetit, në fshatin Pagri, “Neës 24” ka shkuar në vendngjarje ku ka mësuar se sasia e lëndës narkotike që shkon në rreth 12 ton kanabis gjendej ende aty, në magazinat e ish-rezervave të shtetit që gjenden në këtë fshat.

Një prej banorëve të fshatit të vogël që pranoi të flasë, pohon se nuk ka vënë re lëvizje të dyshimta. Sipas tij këto magazina dikur të shtetit ishin zaptuar nga disa fshatarë që i përdornin ato si stalla.

Sasia e madhe e lëndës narkotike u gjet gjatë një superaksioni policor zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Çështjeve të Brendshme. Edhe pse ende nuk janë dhënë detaje të këtij operacioni “Neës 24” mëson se ka patur kontrolle në banesa dhe disa persona të shoqëruar, ndërsa sasia e lëndës narkotike të sekuestruar ende gjendej në magazinë edhe gjatë orëve të para të ditës së sotme. Sipas policisë besohet se sasia e drogës është zhvendosur ditët e fundit  në këtë magazinë, pasi objekti është kontrolluar rreth një muaj më parë dhe ka rezultuar i pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?