12-vjeçarja i jep fund jetës, i afërmi: Nuk kishte probleme, por vuante mungesën e…

Një vajzë 12-vjeçe i dha fund jetës, duke u vetëvarë në kasollen e shtëpisë. Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Buzaishtë të Pogradecit, dhe duket se malli për nënën e çoi të ndjerën në aktin ekstrem. E mitura jetonte në një banesë me njerkën, babanë dhe dy fëmijët e tij nga martesa e dytë.

I afërmi i viktimës ka zbuluar që vajza e ndjerë kishte vite larg nënës së saj, pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë pas pesë vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

”Më merr vëllai në telefon dhe më thotë mbesa është varur. Çfarë thua i thashë, se nuk kishte ndonjë gjë të ankohej, se janë familje e mirë. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën (njerkën) që ka aty, ato e kishin kërkuar se kishin prerë një cik dushk për kecat, kur ajo ishte varur atje ku i shtihet dushk kecave”,-tha ai.

I afërmi shton se e vetmja brengë që mund të kishte 12-vjeçarja ishte fakti që nuk e shihte të ëmën. Sidoqoftë ai thekson se vajza u rrit në një familje pa probleme. Edhe burime zyrtare nga policia konfirmojnë të njëjtën gjë, sipas tyre dyshohet se vajza kishte mërzitje prej kohësh për shkak të divorcit të prindërve të saj.

SHKARKO APP