13-­vjeçarja abuzohet seksualisht nga një 19-­vjeçar, mbetet shtatzënë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë.

Mësohet se një 13-­vjeçare është abuzuar seksualisht nga një 19­vjeçar. Për këtë arsye, ajo ka mbetur shtatzënë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjonomadh në Korçë.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur në qershor, duke qenë se vajza është në muajin e shtatë të shtatzanisë. Por, mamaja 35-­vjeçare e vajzës, e ka denoncuar këtë ngjarje vetëm pak ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata e kanë mbajtur të fshehtë përdhunimin për shkak të turpit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë 19­-vjeçari me iniciale E.H, banues në Laç, është shpallur në kërkim nga ana e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?