19-vjeçari u vra për një vajzë

Stiven Toshkezin i morën jetën në lule të rinisë. 19-vjeçari humbi jetën në mesnatë pas një sherri me thika, me dy adoleshentë. Autorët e ngjarjes dyshohet se janë Enzi Maze, Axel Hoxhaj 18-vjeç të cilët janë vënë në pranga për vrasjen e 19-vjeçarit.

Konflikti mes Enzi Maze, Axel Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për një vajze. Konkretisht njeri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 19-vjeçarit.

Njëri prej 18-vjeçarëve ngacmonte të dashurën e 19-vjeçarit dhe për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë. Stiven Toshkesi i kishte rrahur atë ditë me grushte e shqelma. Për këtë ngjarje, Maze dhe Hoxhaj, morën hak në orët e para të mëngjesit, u takuan me Toshkesin aty ku pasi u konfliktuan verbalisht, e qëlluan me thikë.

Mësohet se i riu që ndërroi jetë punonte montazhier së bashku me nënën e tij në një televizion në Tiranë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP