2.1 milionë dollarë ndihma nga FIFA dhe UEFA për FSHF, Veliaj: Ku shkuan këto para? 

I ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 me Sokol Ballën, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu indinjatën e tij për mungesën e investimeve nga Federata Shqiptare e Futbollit. Veliaj tha se FSHF ka marrë para nga FIFA, po ndërkohë investimet per sportin ne qytet bëhen vetëm nga Bashkia e Tiranës.

“Më thoni një fushë sporti që ka bërë Federata Shqiptare e Futbollit në Tiranë? Nëse ti ke në buxhet 20 mln euro në vit dhe meqë në Tiranë jeton gjysma e popullsisë, gjysma e ekonomisë, atëherë do beje edhe gjysmen e investimeve. Më thuaj një fushë në Tiranë. Edhe fushën e Laprakës e ka bërë bashkia. Fushën e Kombinatit te “Betim Muço”? Edhe ate e ka bërë Bashkia. Fushën tek “Mihal Grameno”? Po ashtu, e ka bërë bashkia. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA parate dhe ti rezulton se nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: ‘Po mirë more, ne jemi korrektë me aksionet tona, jemi korrektë kur i japim Tiranës 150 mijë euro si premio, kur fitoi kampionatin, pra po shpërblehet për merite, po ti?”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku vijoi më tej duke thënë. “E vetmja gjë që unë po kërkoj si kryetar bashkie dhe si njeri që ka investuar në sport – mjafton të shikosh faktin se sot ka 10 mijë femije që shkojnë në këto palestra që janë hapur 24 orë – minimumi duhet të tregohen transparentë; këto parate e FIFA-s dhe të UEFA-s që ka marrë, ku shkojnë? Pse nuk u jepen trajnerëve tanë, pse nuk u jepen arbitrave tanë, pse nuk u jepen shoqatave që mbajnë fëmijët?”, nënvizoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke ju referuar nje artikulli të publikuar në gazetën Panorama, ku theksohet fakti se fondet e ndërkombëtarëve për klubet shqiptare devijojnë apo zhduken rrugës dhe nuk ka transparencë, Veliaj tha se si kryetar Bashkie ka vëtëm një pyetje: “Ku shkuan fondet që FIFA ka lëvruar për të kaluar krizën që mbërtheu futbollin nga COVID-i në dy vitet e fundit?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pashë sot në lajme denoncimin e Panoramës, per parate qe kishte dhënë FIFA për pagat e luftës. Po ju kujtoj se pati një debat të ashpër midis klubeve, federatës dhe qeverisë në kohën e pandemisë për këto pagesa. Për sa kohë që ty t’i ka dhënë FIFA dhe ti rezulton që nuk i ke shpërndarë, por i ke shpenzuar për gjëra të tjera, atëherë mua me të drejtë më lind pyetja: Ku shkojnë këto para? Pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? 2 milionë euro ku u zhdukën? Pra, s’ke audit, nuk tregon produkt, zhduken paratë, po mirë more dikush duhet të përgjigjet?”, përfundoi Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?