20 ambulanca të reja për QSUT, Rama: Po rilindim shëndetësinë

Qendrës Spitalore Universitare  “Nënë Tereza” i janë shtuar 20 ambulanca të reja.  Sipas Kryeministrit Edi Rama kantieri i shëndetësisë në fund të mandatit qeverisës do të jetë një kantier i suksesshëm.

Ai tha shëndetësia do të rilindë, pavarësisht atyre që akuzojnë duke mos marrë përsipër situatën e rrënuar sipas Ramës që e lanë shëndetësinë.

Rama i është përgjigjur dhe akuzave të opozitës për shëndetësinë që sipas tij ishin ata që e rrënuan.

“Duke ndarë më të gjithë qyetarët se kantieri i shëndetësisë ka domosdoshmërinë të jetë një kantier i suksesshëm dua të shpreh vlerësimin tim për punën e ministrit dhe të drejtuesëve të spitaleve tona.

Duke filluar nga ky spital që ka një mbingarkesë, e lidhur me faktin se sistemi është rënuar dhe këtu ka mbetur e vetmja shpresë.

Jemi këtu për të dëshmuar se kantieri jo vetëm është ngritur mbi piketat e duhura, por po jep dhe rezultatet që ne presim.

Është një betejë e rëndësishme, një përpjekje që ne do ta bëjmë pa rreshtur pavarësisht cinikëve e atyre që ngrenë gishtin për të akuzuar për gjerat që janë trashëgimi e rëndë e një të shkuare”, deklaroi Rama.

Në vijim ai shtoi se  në 23 qershor të 2013 njerëzit votuan për ndryshimet reale dhe të prekshme, për një shtet që funksionon dhe jo për të sjellë njerëz që pushtet që grabisin dhe çojnë vendin drejt rrënimit.

Sipas tij ndërsa këto ditë nis platforma kundër korrupsionit, një pjesë e rëndësishme është dhe lufta kundër korrupsionit në shëndetësi.

“Këto ditë do të shpaloset beteja kundër korrupsionit, një pjesë e kësaj platforme është në sistemin shëndetësor.

Do të na jap një fuqi të shtuar kur sa më shumë qytetarë të bëhen pjesë dhe aq më shumë do të nxjerrim shëndetësin në dritën e rinlindjes.

16 muaj janë shumë pak për të shëndrruar në histori suksesi një platformë të plotë rrënimi si ajo që trashëguam, por ndryshimet janë reale, të prekshme.

Në 23 qershorin e 2013 fitoi ambicia për Shqipërinë moderne, një shtet që funksionon, për kundër ambicies për pushtet në funksion të grabitjes dhe rrënimit. Jemi këtu për të vazhduar këtë betejë.

Jo vetëm nuk zmbrapsemi por bëjmë çdo ditë nga një hap përpara dhe do ta fitojmë këtë sfidë. Në përfundim të këtij mandati debatin për shëndetësinë do të vbajmë në këtë spital”,deklaroi Rama.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se 20 ambulancat e reja në QSUT do të shërbjenë për të përmirësuar shërbimin e urgjencës.

Sipas tij është e rëndësishme që të ulet numri it ë sëmurëve që vijnë në QSUT me makina personale. Ai tha se për vitin 2015 janë parashikuar disa investime në shëndetësi, e duke e cilësuar një kantier në shëndetësi. 

SHKARKO APP