20 kg drogë për në Gjermani, arrestohen dy kosovarë dhe një shqiptar në Shkodër
Gjatë veprimeve hetimore të kryera u bë arrestimi i tyre, pasi ditën e djeshme në Pikën Kufitare Muriqan, është ushtruar kontrolluar ndaj automjetit autobus i linjës Kosovë-Gjermani me targë 07 183 CE, me drejtues Ekrem Burovci shoferi i dytë Dugagjin Lyta, dhe menaxhier Edmond Mulgeci.
Policia gjatë kontrollit iu është kërkuar udhëtarëve që zbresin në tokë, gjithsecili me çantën e tij. Gjatë kontrollit të çantave janë gjetur dy prej tyre pa pronar, ku brenda të cilave u gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale 20 kg lëndë narkotike e dyshuar Mariuanë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283a/2 i Kodit Penal.

