20 protestues të shoqëruar, zv/drejtorja e Policisë tek “Trauma”

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit. Grupi i prokurorëve do të hetojë për goditjen nga efektivë të policisë.

Burimet mediatike raportojnë se janë rreth 20 persona që janë shoqëruar në komisariatet e Tiranës për shkak të pjesëmarrjes në protestën e organizuar nga banorët e “Unazës së Re”.

Policia e Shtetit nuk ka dalë ende me një komunikim zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që nuk i është përgjigjur as interesit të gazetarëve për numrin e qytetarëve të ndaluar.

Tek Spitali i Traumës, ndodhet Aida Hajnaj, zv/drejtore e Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, si dhe Gjovalin Loka, drejtor për Sigurinë në Polici.

SHKARKO APP