22-vjeçarja tenton të vetëvritet, u rrah mizorisht nga burri

Një 34-vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar gruan e tij, e cila në kushtet e depresionit ka tentuar të vetëvritet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Orman, në Maliq të Korçës.

“34-vjeçari E.R ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij E.R, 22-vjeçe, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvritet me thikë dhe ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve”, informon Policia e Shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?