23-vjeçari shqiptar goditet për vdekje në Athinë, në 2019 vëllai u vra po me thikë në Gjermani

Tragjedia në familjen Myftari është përsëritur këtë të hënë, ku një tjetër djalë vritet. Dyert e mortit janë hapur dhe dhimbja është e madhe. Goditja me thikë i ka marrë jetën 23-vjeçarit shqiptar Koço Myftari, i cili jetonte në Athinë.

Sipas policisë, në orën 05:30 të mëngjesit 23-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Athinësn me plagë të rënda të shkaktuara nga mjet prerës, dyshohet thikë.

Mjekët e futën direkt në sallën e operimit, por nuk mundën ta shpëtonin. Policia që mbërriti menjëherë në spital, nuk ka mundur të gjejë detaje nga ngjarja dhe as arsyet e ekzekutimit të viktimës.

Në vitin 2019 në Gjermani u vra Ridjan Myftari, djali i madh i familjes. Ai kishte emigruar asokohe për një jetë më të mirë, por u godit me thikë nga një shtetas afrikan. Shqiptarët prej vitesh emigrojnë masivisht, por në rrugët e tyre përfshihen edhe elementë kriminalë që iu marrin jetën.

SHKARKO APP