FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

25-vjeçari shqiptar i vrarë në Itali, mediat japin detaje nga ngjarja tragjike

I riu shqiptar, Kevin Muharremi u vra me tre të shtëna me armë zjarri në Montecalvoli të Italisë. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për arsye banale.

Një sherr në një bar në Capanne, duket se i ka kushtuar jetën të riut me origjinë shqiptare. Miq dhe të afërm të viktimës nuk kanë pranuar të flasin për mediat. I ndjeri përshkruhet si një djalë punëtor dhe pa precedent penalë. Ai punonte në një lavazh makinash, punë me të cilën siguronte jetesën.

Komuniteti i Santa Maria a Monte dhe Fucecchio është i tronditur nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në një zonë qendrore dhe zakonisht të qetë, ndërsa pritet që hetimet e Autoritetit Gjyqësor të hedhin dritë mbi këtë atentat të dyshuar si i paramenduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?