3 javë sulme, bilanci i aksionit rus në Siri

 

Që nga fillimi i misionit ushtarak ajror të Rusisë në Siri më 30 shtator të këtij viti, 370 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë, një e treta e të cilëve raportohet të kenë qenë civilë, ka konstatuar një grup monitorues.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se 243 luftëtarë rebel janë vrarë gjithsej, 52 prej të cilëve ishin militant të Shtetit Islamik, ndërsa 120 të tjerë civilë, transmeton Indeksonline.

Midis civilëve të vrarë kanë qenë 36 fëmijë dhe 34 gra, sipas drejtorit të Observatorit, Rami Abdel Rahman. Sulmet e Moskës kanë patur për cak provinca të ndryshme në Siri, përfshi edhe bastionet e ISIS-it, siç është provinca e Raqa-s.

Gjatë kohës sa Rusia kryen sulme ajrore kundër opozitës siriane, rebelët sirian dhe mbështetësit e tyre janë ankuar se Rusia po sulmon rebelët e moderuar për ta mbrojtur regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

SHKARKO APP