3 mandatet, KQZ shtyn mbledhjen dhe i kërkon Prokurorisë informacione shtesë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ndërpreu mbledhjen e sotme duke mos marrë një vendim për kërkesën e Prokurorise së Përgjithshme që kërkon heqjen e mandatit për deputetët e Kuvendit, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si për kryetarin e bashkisë Kavajë, Elvis Roshi.

Me propozim të përfaqësuesve të maxhorancës seanca e sotme u shty për më 29 dhjetor, pa marrë një vendim, ndërsa u ra dakord që Komisioni t’i drejtohet organit të akuzës për t’i kërkuar disa informacione më specifike rreth kërkesës së saj për rastet e tre zyrtarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme që kërkon heqjen e mandatit për dy deputetë të Kuvendit, Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri, si për kryetarin e bashkisë Kavajë, Elvis Roshi, një javë  pasi ata u shpallën nga organi i akuzës si persona që iu ndalohet e drejta të ushtrojnë funksione publike, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?