3 persona të dehur rrahin policin rrugor, i ndaloi sepse kaluan me semafor të kuq

Një efektiv i policisë rrugore është dhunuar fizikisht pasditen e sotme nga tre persona të dehur, të cilët i ndaloi pasi kaluan me semafor të kuq, në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se polici, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ndaloi makinën me targë AA540 FP, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi kaloi rrugën me semafor të kuq.

Tre personat që udhëtonin me këtë automjet kundërshtuan policin, duke e dhunuar atë fizikisht. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë së komisariatit Nr.2, të cilat vunë në pranga 3 personat që dhunuan efektivin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ditët e fundit, forcat e policisë janë vendosur në qendër të kritikave, për shkak të disa videove të përhapura në internet, ku efektivët duken teksa dhunojnë qytetarët në mes të rrugës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?