30 shoferë nën hetim, gjobiten rreth 1 mijë e 200 të tjerë në Tiranë

30 shoferë janë arrestuar në Tiranë dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë vendosur 30 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 575 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 387 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Sipas policisë vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?