30 vite të KOHA JONE ikën, si një tortë te “Diella”

Nga Nikoll Lesi (facebook)-
Me Natalen (bashkëshortja e 31 vitëve) në festën e 30 vjetorit të gazetës KOHA JONE.
Te “Diella”, këtë herë kishte pak diell, por Diella e famshme e restorantit buzë detit në Vainë (Lezhë) e kishte “gdhendur” KOHA JONE në tortë.
Dhe iku “KOHA JONE” si tortë, 30 vite u shuan në gojën e stafit të sotëm të gazetës, duke parë se si do “lundrojmë” në detin e kohëve digjitale me mijëra portale online.
Plot hamendje fluturojnë; të mbetet portal apo të vazhdojmë kështu, edhe online (portal mediatik), edhe gazetë print me një format tjetër apo mbyllet gazeta dhe t’i futemi televizionit?
Dilemë e madhe!
Gjtihsesi me duhet të vendos brenda pak javëve. Por 30 vite ikën, ashtu pa kuptuar mes një iluzioni të 11 majit 1991 me kurajo, pasion e idealizëm dhe kohës që jetojmë, ku siç e tha një gazetare e njohur në Top Story, se sot është paraja dhe servilizmi ndaj pushtetit që vendos tregun mediatik.
E për dreq asnjerën nuk kemi, sidomos e dyta na mungon krejt!

SHKARKO APP