4 orë para prokurorëve, deputetja Bushka: Nuk kam koment

4 orë qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme deputetja socialiste, Klotilda Bushka. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve hyri në SPAK në orën 12:00 dhe doli në 16:00, por për mediat refuzoi të fliste duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve duke thënë: “Nuk kam asnjë koment”.

Jo më shumë sesa klientja e tij foli avokati Henrik Ligori, i cili tha: “Nuk na komunikuan. Jo ska akuzë. Nuk ka akuzë dhe nuk ka komente”.

Emri i Klotilda Bushkës doli në dosjen e SPAK për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Ervion Veliaj. Sipas dosjes, Bushka dyshohet se ka intimiduar dëshmitarët në hetimet për Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Pas arrestimit të kryebashkiakut, demokratët kërkuan largimin e Bushkës nga kryesimi i Komisionit të Ligjeve, por kryeministri Edi Rama e mori në mbrojtje gjatë një mbledhje të Grupit të PS. Një ditë më pas, në një mbledhje të grupit parlamentar socialist, Bushka hodhi poshtë akuzat e SPAK dhe tregoi lidhjen e saj me Veliajn dhe bashkëshorten.

SHKARKO APP