4 vjedhje në 10 ditë, kapet hajduti i supermarketeve në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 25-vjeçar i cili kishte kryer 4 vjedhje në 2 supermarkete në Tiranë.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, vunë në pranga shtetasin A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan.

25-vjeçari rezulton të jetë dënuar edhe më parë për të njëjtin krim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer i riu.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të tjera operacionale, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas 4 denoncimeve të 10 ditëve të fundit, për vjedhje të produkteve ushqimore dhe pijeve alkoolike, në supermarkete, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga, autori i dyshuar i rasteve, shtetasi:

-A. C., 25 vjeç, banues në Elbasan.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?