46 vjeçarja seksi,Presidente e sapozgjedhur e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic

Kolinda Grabar Kitarovic ka qenë ministre e jashtme, ambasadore në SHBA, vajzë e një amviseje, është bionde dhe shumë mirë në formë.

Se qëndron mirë në formë tregojnë edhe fotot të cilat po qarkullojnë nëpër mediat sociale. Bashkëshorti i saj Jakov me të cilin janë bashkë që nga studimet në Zagreb e ruan shumë mirë bashkëshorten e tij me të cilën kanë dy fëmijë, Katarinën dhe Lukën.Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, konservatorja, Kolinda Grabar Kitarovic u zgjodh presidente e Kroacisë, në përfundim të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan dje, përballë presidentit në ikje, Ivo Josipoviç sipas rezultateve zyrtare.

Ajo është gjithashtu gruaja e parë presidente në Ballkan zgjedhur me votim popullor.

”Kolinda Grabar Kitarovic fitoi një luftë demokratike dhe e përshëndes”, theksoi Ivo Josipovic duke pranuar humbjen.

“Ju kam premtuar se Kroacia do të jetë një vend me prosperitet dhe i pasur, një prej vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Evropian dhe botës”, theksoi Kolinda Grabar Kitarovic.

Grabar Kitarovic, 46 vjeç, mori 50,4 për qind të votave kundër 49,6 për qind për social demokratin, Ivo Josipovic, sipas rezultateve në bazë të numërimit të 99,3 për qind të votave paraqitur nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Por, 46-vjeçarja Kolinda Grabar- Kitaroviç është kthyer në hit në internet, as publikimit të një fotoje me bikini.

Presidentja kroate, pavarësisht moshës, duket në një formë super..

 

SHKARKO APP