50 miliardë lekë tendera të fshehtë. Përparim Spahiu: Sekti i Rilindjes, hajdutë ordinerë të xhepave të shqiptarëve

Gjatë muajit të fundit Thesari i Shtetit ka bërë transaksione në vlerën e 50 miliardë lekëve për tendera të fshehtë. Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shprehet se transasione të tilla e çojë ekonominë drejt falimentimit, ndërsa e cilëson Rilindjen si një sekt ordiner që vjedh xhepat e qytetarëve.

Abuzimi me fondet publike nuk ka limite. Edhe pse kontrollojnë gjithçka, edhe pse çdo tenderim publik bëhet në limitet e fondit të akorduar, edhe pse të njëjtat kompani fitojnë çdo “garë”, Rilindja nuk kursen asgjë në babëzinë e saj për të vjedhur.

Lajmi i fundit është abuzimi me ligjin për tendera të fshehtë. Raportohen 50 miliardë lekë tendera që dhe dikush me njohuritë minimale juridike kupton që nuk kanë asnjë lidhje me fshehjen apo sigurinë e transaksioneve të tilla. Rilindja, në fundin e saj politik, është kthyer tashmë në një sekt banal, hajdut ordiner i xhepave të shqiptarëve. Ekonomisë shqiptare, me transaksione dhe abuzime të tilla, është njëlloj si t’i heqesh oksigjenin të sëmurit në shtrat”,- deklaron Përparim Spahiu.

Ish-deputeti i LSI shprehet se qytetarët duhet të rrëzojnë këtë grup hajdutësh ordinerë që vjedh çdo ditë taksat. “Jemi në emergjence sociale, politike, morale, të rrëzojmë këtë grup hajdutësh ordinerë. Nëse nuk e bëjmë sot, vërtet që nesër do të jetë shumë vonë”,- deklaroi Përparim Spahiu.

https://www.facebook.com/rimspahiu/posts/1070198853441348

 

SHKARKO APP