51 efektivë të lënduar, ministri Demo: Dhuna e pajustifikueshme! Sakrifica pas detyrës meriton respekt

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka bërë të ditur se 51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë protestës studentore. Disa prej efektivëve ndodhen në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Përmes një reagimi publik, Demo ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por ajo nuk mund të justifikojë sulmet ndaj forcave të rendit. “Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, shprehet ministri.

Postimi i plotë

51 punonjës të Policisë së Shtetit janë lënduar gjatë akteve të dhunës së sotme. Disa prej tyre ndodhen aktualisht në Spitalin Ushtarak, ku po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas çdo uniforme është një njeri. Një prind, një bir, një bijë, një familjar që ka dalë nga shtëpia për të përmbushur detyrën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit është e papranueshme dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë. E drejta për të protestuar është e garantuar, por dhuna ndaj atyre që kanë për detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë pjesë e saj.

Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sot, përballë dhunës dhe rrezikut, qëndroi në krye të detyrës me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi.

Ju uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar! Jemi pranë jush dhe familjeve tuaja.

Pas uniformës është njeriu. Pas detyrës është sakrifica. Dhe kjo sakrificë meriton respektin e të gjithëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ervin Demo (@ervindemo)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?