FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

54-vjeçarja humb jetën në spitalin privat, familja akuza për neglizhencë

54-vjeçarja Valbona humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private, pranë spitalit të Durrësit. Sipas policisë vendore, ka nisur një procedim penal në gjendje të lirë ndaj mjekut 59-vjeçar I.Sh, me akuzën e “neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Mjeku kirurg po hetohet lidhur me rrethanat që çuan në humbjen e jetës së pacientes pak orë pas operacionit.

Sipas legjislacionit penal shqiptar, në rastet kur neglizhenca mjekësore shkakton vdekjen e një personi, parashikohet dënim me burgim deri në 2 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Denoncimi për rastin është bërë nga familjarët e viktimës, konkretisht bashkëshorti i saj, ndërsa po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?