6 gjyqtarë dalin para Vetting-ut në 2 ditë

Java që lamë pas shënoi një prej më të ngarkuarave që prej nisjes së procesit të Vetting-ut, ku u konfirmuan dy anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe u dëgjuan dy të tjerë, edhe më të ngarkuara duket se do të jenë ditët në vijim.

Të hënën dhe të martën janë parashikuar të zhvillohen plot 6 seanca dëgjimore. I pari do të paraqitet të hënën në seancë dëgjimore Medi Bici, gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë, i fundmit i këtij organi që i nënshtrohet rivlerësimit. Pas tij, Vetting-ut do t’i nënshtrohet Gentjan Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, që do të pasohet nga Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi.

Ndërkohë që mes emrave që do i nënshtrohen të martën Vetting-ut bije në sy ai i Gentian Osmanit, Prokurori i Krimeve të Rënda që po heton çështjen Tahiri, para tij do të paraqiten në Komision edhe Dritan Hallunaj, Gjyqtar te Krimet e Rënda dhe Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që javës së ardhshme priten edhe vendimet për anëtarët e Gjykatës së Lartë Artan Broci e Shkëlzen Selimi, si dhe për Kreun e Prokurorisë Tiranë Dritan Rreshka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Broci dhe Rreshka u paraqitën në seancë dëgjimore javën që lamë pas, ku ju desh të jepnin përgjigje për pasuritë, ndërkohë që karriera e anëtarit të Gjykatës së Kartë Shkëlzen Selimi rrezikohet nga kontaktet e tij me njerëz të lidhur me krimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?