6 mjete të bllokuara në Maqellarë, shoferët: Po na mbaron karburanti
Aktualitet E Diel, 9 Maj 2021 02:04
Një situatë mjaft e rënduar paraqitet në Maqellarë, ku 6 automjete kanë mbetur të bllokuara që prej mëngjesit të sotëm.
Drejtuesit kanë apeluar për ndihmë, ndërsa thonë se po u mbarohet karburanti.
Nga të dhënat paraprake mësohet se kanë ndërhyrë borëpastrueset, e ndërsa era shpërndan borën.
6 mjete janë ende të bllokuara tek Ura e Topojanit.
Për të parë nga afër situatën, drejt Maqellarës është nisur edhe Ministri i Transporteve

