“600 mijë kanë ikur”, Olli: Edi Rama të hetohet dhe dënohet për genocid ndaj shqiptarëve
Shifrat e fundit të INSTAT-it i cili thekson se 600 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin në vitet e fundit kanë shkaktuar reagimin e ashpër të Bindjes Demokratike. Anëtari i saj, Leonard Olli, kërkon që jo vetëm të dëbohet kjo qeveri, por kërkon dënimin e saj dhe timonierit Edi Rama për genocid dhe krime kundër bashkatdhetarëve të tyre!
“E ndërsa ankthi i pandemisë vijon e shqiptarët presin të drithëruar lajme se epidemia po vjen duke rënë, aspektet e tjera bien si kambana alarmi. Edhe INSTAT tashmë është detyruar të pohojë atë që të gjithë agjencitë evropiane njoftonin prej kohësh! 600 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin në këto 8 vitet e fundit! E frikshme! Timonieri ka hedhur në mes të rrugës plot 600 mijë shqiptarë, gati një të katërtën e popullsisë që jetonte de facto në Shqipëri! Sot, edhe institucionet e kontrolluara nga rilindja nuk mund ta mbulonin më të vërtetën me shoshë! Sot, më shumë se në çdo rast, tjetër kapitullimi i kësaj maskarade të vetëquajtur qeverisje, është një fakt ulëritës! Sot, Shqipëria edhe zyrtarisht pranon dështimin e shtetit të vet, i cili edhe pse nuk kalon asnjë situatë të jashtëzakonshme, si luftë apo katastrofa madhore natyrore, renditet i dyti pas Sirisë, për nr e banorëve që ikin nga sytë këmbët! Nuk ka asnjë shifër, tjetër, nuk ka asnjë parametër tjetër demagogjiko-qeverisës që mund të balancojë sadopak këtë gjëmë! Ky dëbim me apo pa dashje nuk ka asnjë ndryshim nga dëbimi e shpërngulja me forcë që kanë ushtruar serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë apo genocidi çam! Tashmë është koha jo të dëbojmë këtë qeveri, por të kërkojmë dënimin e saj dhe timonierit për genocid dhe krime kundër bashkatdhetarëve të tyre! Nuk mund të ketë e nuk duhet të lejojmë zgjidhje tjetër!”, shprehet Leonard Olli.
E ndërsa ankthi i pandemisë vijon e shqiptarët presin të drithëruar lajme se epidemia po vjen duke rënë, aspektet e…
Pubblicato da Leonard Olli su Lunedì 8 febbraio 2021