613 kg kokainë, Çekaj kërkon rikthimin e kamionit
Avokatët e “Ecoalmax” dhe “Arbri Garden”, të cilat i përkasin Arbër Çekajt që iu sekuestruan 613 kg heroinë në portin e Durrësit rikthimin e kamionit me të cilën u transportua` nga Porti i Durrësit deri në Maminas kontenieri, ku brenda ishte dhe lënda narkotike.
Referuar burimeve të TV Klan, në kërkesë sqarohet nga mbrojtësit ligjor se mjeti nuk mund të mbahet i bllokuar, pasi nuk është provë e cila ndihmon hetimin, pasi këqyrja e tij ka përfunduar.
Seanca kur do të shqyrtohet kërkesa është data 30 Korrik në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ndërsa në 12 Korrik policia do të njoftonte se ishin bllokuar dy llogari bankare, njëra në vlerën e 38 mijë dollarë dhe tjetra në 10 milionë lekë.
Këto llogari ishin të kompanisë “Ecoalmax” dhe “Arbri Garden”, kjo e fundit ishte porositja e kontenierit me banane në Kolumbi ku u gjet edhe droga. Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të hetojë këtë dosje, por pa pasur në dispozicion njeriun kryesor në këtë hetim Arber Çekaj.
KOHA JONË SONDAZH

