63 deputetët e plehrave lavdërohen nga një pronar
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=wnbwtgFL1RU” width=”560″ height=”315″]
Pas fushatës së emërtimit të kazanëve të plehrave me emrat e deputetëve, për ta vijnë edhe falenderimet. Administratori i një fabrike të riciklimit të plastikës, Vullnet Haka punon që prej vitit 1995 me mbetjet plastike. Vizion Plus raporton se ai i falënderon të gjithë deputetët, që pas votimit, shpëtuan biznesin e tij. Që prej vitit 2011-të, shitjet i kishin rënë ndjeshëm duke e çuar drejt falimentit, ka treguar Haka. Industria e riciklimit ka 2200 të punësuar dhe deri më sot, shoqata thotë se ka punuar vetëm me 26% të kapaciteteve të saj. Në vite, investimet e kësaj industrie arrijnë 234 milion euro. Menjëherë pas lejimit të importit, ato pritet te rriten me 150 milion euro dhe punësimi do të shtohet me 1000 të tjerë. Gjithsej në Shqipëri janë 38 ndërmarrje riciklimi.
KOHA JONË SONDAZH

