7-mujori i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Rama ndan pamjet: Avancim me projekte të rëndësishme
Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc të punës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për shtatëmujorin, duke theksuar ecurinë e projekteve strategjike në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë.
Sipas Ramës, gjatë kësaj periudhe është avancuar me investime të rëndësishme që synojnë përmirësimin e infrastrukturës publike, forcimin e sigurisë energjetike dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Ai u shpreh se puna po vijon me ritme intensive në të gjitha kantieret, me synimin për të përmbyllur projektet e nisura dhe për t’i vënë ato sa më shpejt në shërbim të qytetarëve.
”7-mujori i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kemi avancuar me projekte të rëndësishme në infrastrukturë dhe energji. Investime që kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës publike, rritjen e sigurisë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Në çdo kantier po vijojmë me intensitet për të përmbyllur punët e nisura dhe që qytetarët po i presin”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?
Results
Vota totale: 4515

