7 vjet pa parë fëmijët, Zamira: Po vdes, më lini t’i shoh për herë të fundit
Një histori e dhimbshme po zhvillohet tek “E diela Shqiptare” në “Ka një mesazh për ty”.
Ajo quhet Zamira dhe ka 7 vite që është ndarë nga burri por ka 7 vite pa parë 3 fëmijët e saj. Pas disa ditësh ajo do kryejë një ndërhyrje të vështirë, ndaj sot ka ardhur me shpresën se do t’i shohë me mesazhin nëpërmjet programit “E diela shqiptare”.
Ajo rrefeu se si bashkeshorti i saj emigronte per shume vite jashtë Shqipërisë, dhe kur vinte degjonte fjalë për çështje nderi, derisa nje dite kur u kthye vendosi te ndahej, dhe pak kohe pas kesaj ai krijoi nje familje te re.
“Zemra ime asnje sekonde nuk eshte larguar mendja nga femijet e mi”, tha Zamira, e cila tha se deshironte qe thjesht ti perqafonte një here si për herë të fundit, pasi në datë 16 do kryeje një nderhyrje kirurgjikale.
Zamira e dëshpëruar ka falenderuar publikisht edhe gruan e dytë të ish-bashkeshortit e cila është kujdesur për fëmijët e saj keto 7 vite mungesë.

