760 vende të reja pune, ja shkollimi që duhet

Qeveria ka miratuar sot 760 vende të reja pune ku ka përcaktuar edhe shkollimin që duhet të kenë kandidatët.

Me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave përcaktoi numrin e vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015,  gjithsej, 760 që e ndarë sipas kategorive është si më mëposhtë:

a- Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND) – 30;

b- Për kategorinë e mesme drejtuese – 40;

c- Për kategorinë e ulët drejtuese –  180;

ç-  Për kategorinë ekzekutive – 510.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë si më poshtë:

– Shkenca Juridike;

– Shkenca Kompjuterike;

– Audit i Brendshëm;

– Shkenca Ekonomike;

– Shkenca Shoqërore;

– Shkenca Sociale;

– Histori-Filologji;

– Teologji;

– Shkenca Mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Inxhinieri;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e Bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca Ekzakte;

– Shkenca Edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i Lartë Ushtarak/policor.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2015, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.

Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

SHKARKO APP