8 nxënës të “Qemal Stafës” marrin mbidozë, dyshohet se u droguan qëllimisht nga një shoqja e tyre

Tetë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë janë dërguar me urgjencë në QSUT, pasi ishin droguar.

Ata kanë marrë mbidozë me anë të një mekidamenti, që i ka vënë në gjumë.

Bëhet fjalë për medikamentin “Titus”, të cilin e kanë marrë me doza të mëdha.

Ky medikament shkakton përgjumje dhe frenim të sistemit nervor.

Për fat, adoleshentët janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet ndaj një shoqes së tyre 16-vjeçare me inicialet G.L.

Kjo, duke qenë se dyshohet që tetë nxënësit janë droguar qëllimisht pikërisht nga kjo e fundit.

SHKARKO APP