A është ky shqiptar shpërndarësi më i zgjuar i drogës në botë?
Krenar Zoto, shqiptari 35-vjeçar u dënua me 10 muaj burg në Itali pasi ishte arrestuar për shpërndarje të lëndës narkotike. Mediat italiane flasin për një teknike tepër të çuditshme të përdorur nga ai për të dërguar drogën tek klientët.
Ai nuk përdorte as makinë dhe as motor, aq më pak duke ecur në këmbë për t’a shpërndarë drogën. E dërgonte në destinacion nëpërmjet postës.
Ai e fuste në zarf duke shkruar madje edhe adresën dhe emrin e marrësit, por “operacioni” i fundit nuk i ka shkuar mirë, pasi policia e arrestoi brenda sportelit duke tentuar dërgimin e zarfeve.

