A ka ndryshuar Ilir Meta apo ambasadorja Yuri Kim?
Nga Daniel Muçaku-
Të gjithë e dijmë se raportet mes Presidentit Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim ishin të tensionuara, bile praglufte.
Edhe kur kishte takime zyrtare protokollare, të dy ose nuk takoheshin ose mezi jepnin dorën njëri tjetrit.
Por ka disa ditë që të dy kanë ndryshuar, janë bërë miqësor, buzagaz dhe sikur nuk ka patur asnjë sherr apo qejfmbetje me njeri tjetrin.
Në fakt ambasadorja amerikane nuk bën asnjë veprim pa leje të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shumë e akuzojnë se luan lojë personale në Tiranë, por kjo nuk besohet dhe nuk pranohet, sepse një ambasador zbaton porositë dhe direktivat e ministrit të saj të jashtëm ose edhe më saktë të linjës zyrtare të shtetit të saj.
Takimet e fundit Meta-Kim, ndonëse në mjedise zyrtare, prapë duket se ka një “pranverë” mes tyre.
Se çfarë ka ndodhur duket e vështirë të thuhet, pra nëse ka ndryshuar ambasadorja apo Presidenti, por e verteta duket se Ilir Meta nuk është më ai i muajit prill 2021, kur lëshonte “raketa” ndaj ambasadores Yuri Kim.
Ose “raketat” e Metës janë shpuar në ajër nga amerikanët ose diçka ka ndodhur me vajtjet e shpeshta të njërëzve të Presidentit Meta në Uashington!