A ka një plan B nëse ka nxënës të infektuar nëpër shkolla? Drejtori i ASCAP sqaron protokollin
Drejtor i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, Gerti Janaqi pohoi se dita e parë e shkollës në të gjithë vendin ishte e qetë, ndërkohë që problematikat janë vërejtur jashtë ambienteve të këtyre institucioneve. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Janaqi pohoi se problematikat janë shkaktuar në disa raste si pasojë e grumbullimeve të prindërve jashtë shkollave. Ai tha se në 1070 shkolla mësimi vijon si normalisht me 1 turn, ndërkohë që në zonat e dëmtuara nga tërmeti, vijohet me 2 deri në 3 turne.
“Ne jemi ende në proces. Është një ditë e parë me plot emocione. Fillimi i një viti të vështirë, përkundrejt një tradite socializiimi që kemi me njëri-tjetrin. Ndaj do duhet të thyejmë disa protokolle normale tonat. Mësimi vazhdon në pjesën më të madhe urbane. Në 1070 shkolla mësimi ka vijuar me një turn. Mësimi me turne ka pasur edhe problematikat e veta jashtë shkolle. Brenda territorit të shkollës menaxhimi i situatës ka qenë më i lehtë. Nga vëzhgimet tona në terren dhe nga kronikat e mediave, jashtë ambientet të shkollës ka pasur grumbullim të njerëzve. Kjo do të vijojë dhe për disa ditë. Ka pasur grumbullim më masiv të prindërve, të cilët ndoshta dhe për shkak të gjendjes dhe emocionit, nuk kanë respektuar rregullat. Ne jemi të kënaqur si dita e parë. Mësimi me rregullat e reja anti-covid, ndaj do të duhet të mësohemi. Ky është protokoll që do të duhet të mësohemi. Një punë ndërgjegjësuese, jo vetëm në shkollë, por dhe në familje, do të bëjë që fëmijët tanë të mësohen me këtë lloj protokolli. Ne kemi kaluar në trajnime dhe prova gjenerale dhe me mësuesit. Ata janë heronjtë e ditës së sotme. Një bashkëpunim më shumë me prindërit, do na e lehtësonte gjithçka. Ne kemi dhe koordinatorë për çështjet anti-covid, mësues që janë pjesë shtesë e stafit shkollor. 480 shkolla janë ato shkolla që dalin me 2 deri në 3 turne. Janë kryesisht shkollat e dëmtuara nga tërmeti që i mbivendosen shkollave të tjera. Nëse shkolla Sami Frashëri nuk funksionon si godinë. Nxënësit e këtij gjimnazi i kalojnë një shkolle tjetër. Protokollet tona, jo vetëm shëndetësore, por dhe ato shkollore, përcaktojnë qartë procedurën. Orari shtesë për mësuesit do të paguhet nga Ministria e Arsimit. nuk besoj se formulari që plotëson prindi, e ka nëse fëmija ka apo jo COVID. Formulari bëhet për strukturat e shëndetësisë. Ato dokumente këta mësues koordinator, i dorëzojë pranë strukturave shëndetësore. Është detyrë e ministrisë së Arsimit për të mbledhur këto të dhëna.”, – tha Janaqi. Por a ka një plan B ministria e Arsimit në rastin kur në një klasë shfaqen raste me koronavirus. Cili do të jetë hapi i radhës?
“Ne bëjmë ndërlidhjen me ministrinë e Shëndetësisë dhe më pas protokolli për hetimin, sa nxënës apo mësues hetohen, deri në marrjen e përgjigjes finale, apo do të mbyllet e gjithë shkolla. Kjo është përgjigje që e jep ISHP. Ne na vjen i gatshëm përgjigja nga ministria e Shëndetësisë. Është rasti i shkollës Jeronim De Rada. Ku u bë zëvendësimi i mësuesve dhe sot nisi mësimi. Kjo struktura i sugjerohet drejtorisë së shkollës, apo ministrisë së Arsimit se sa do të jetë numri i nxënësve që do të karantiohen. Ne nuk kemi një formulë ekzakte, pasi rastet do të jenë të ndryshme dhe varet se si shkon situata.”, tha ai.
Por a ka pasur nga ata prindër që kanë hezituar që të dërgojnë fëmijët nëpër shkolla? Për këtë pyetje, Janaqi tha se shumica e prindërve kanë qenë pro hapjes së shkollave, por se gjithçka është lënë në parimin e fleksibilitetit.
“Ne kemi lënë parimin e fleksibilitetit që në fillim të vitit. Zyrat arsimore vendore mbledhin të dhënat. Ne kemi deleguar nga zyrat ku mësues të caktuar kanë rrisk të lartë për këtë sëmundje, pasi vuajnë nga diabeti, apo hipertensioni, ata kanë plotësuar deklaratat e tyre dhe mund të zhvillojnë mësimin online. Nëse ka pasur prindër që kanë qenë skeptikë dhe kanë qenë të frikësuar, ata kanë lirinë e plotë që mos t’i dërgojë fëmijët e tyre në shkollë. Parimin e lirisë e kemi respektuar dhe në dokumentet tanë të shkruar. Pjesa dërrmuese e fëmijëve janë kthyer në shkollë. Ne kemi marrë mijëra e-maile, nga prindërit, për të rihapur dyert e shkollave. Ishte vendim i marrë me konsensus.”, përfundoi Drejtori i ASCAP.